Gripi i derrit, 300 persona te prekur ne Shqiperi
Virusi i gripit te derrit ka prekur 300 persona ne vendin tone deri e djeshme. Sipas te dhenave nga Instituti i Shendetit Publik, mosha me e prekur eshte ajo 15 deri ne 25 vjec. Nderkohe per sa i perket numrit te te prekurve, Tirana ka edhe rastet me te shumta. Pas vdekjes se 57-vjecarit nga Sukthi i Durresit, nuk eshte shenuar ndonje rast tjeter i rende. Nderkohe, situata ne vendin tone nuk eshte shume alarmante pasi, vetem vendet e rajonit kane shenuar nje numer te madh vdekjesh. "Ne konfirmojme perfshirjen e vendit tone ne listen pozitive te vendeve me vdekje nga A/H1N1, duke sjelle ne vemendjen tuaj dhe te publikut se rrezikshmeria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A/H1N1 eshte vecanerisht i larte tek pacientet me semundje kronike te zemres, te mushkerive apo dhe me tumore", kane pohuar drejtues te Ministrise se Shendetesise. Nga ana tjeter specialistet kane keshilluar te gjitha grupet e popullates, te konsideruara si grupe risku nga OBSH, dhe vecanerisht te semuret kronike te tregojne kujdes maksimal. Keta persona duhet e konsultohen dhe te kerkojne ndihmen mjekesore ne familje, nga mjeku i familjes apo specialist, ne cdo rast qe kane shenjat klinike qofte edhe te nje gripi te zakonshem. Te dhenat tregojne se rastet e infektuara me influence stinore, apo me gripin e zakonshem po shtohen me ritme te shpejta cdo dite, por te gjithe duhet te evitojne ne maksimum mjediset e mbifrekuentuara.
Keshillat per te semuret kronike
Konsulte dhe ndihme mjekesore ne familje, nga mjeku i familjes apo specialist.
Konsulte ne cdo rast qe kane shenjat klinike, qofte edhe te nje gripi te zakonshem.
Evitim te mjediseve te mbifrekuentuara.
Kryerjen e vaksines kunder gripit stinor.
Keshillat per te semuret kronike
Konsulte dhe ndihme mjekesore ne familje, nga mjeku i familjes apo specialist.
Konsulte ne cdo rast qe kane shenjat klinike, qofte edhe te nje gripi te zakonshem.
Evitim te mjediseve te mbifrekuentuara.
Kryerjen e vaksines kunder gripit stinor.