Maskat plagosin nje, grabisin agjencine
KORCE- Frike dhe terror ne qender te qytetit te Korces, maskat e armatosura plagosin punonjesin dhe me pas grabisin agjencine e shkembimit te valutes. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, rreth ores 14:20, kur disa te shtena arme u degjuan nga kalimtaret e shumte dhe patrullat e policise u vune ne levizje. Por autoret e maskuar dhe te pajisur me arme zjarri, pasi kane grabitur rreth 5 mije euro gjendje ne arke, u zhduken pa lene gjurme. Deri dje ne mbremje jane shoqeruar dhjetera te rinj, por ende nuk ka te ndaluar.
Petrika L., 30-vjec, u dergua ne spitalin e Korces vetem pak minutave pas te shtenave te armeve qe terrorizuan qytetaret e shumte. Pika e shkembimit valutor ndodhej ne nje rrugice qe nuk binte shume ne sy, por ka qene vetem pak metra larg qendres se qytetit. Mjeket thane se i plagosuri ka pasur disa plage plumbi ne trup qe i rrezikonin edhe jeten, ndersa u fut ne sallen e operacionit per nderhyrje kirurgjikale. Deshmitaret i thane policise qe shkoi ne vendngjarje, se kishin pare dy te rinj te maskuar dhe me arme qe dolen nga agjencia me vrap dhe u zhduken ne rrugicat e lagjes. Me tej eshte pare edhe nje autoveture me ngjyre te kuqe, me targa te huaja, qe eshte larguar po me shpejtesi dhe qe dyshohet se i perket autoreve te grabitjes. Gjate keqyrjes ne vendngjarje agjentet dhe ekspertet konstatuan gjurme te shumta gjaku, rremuje ne vendin e punonjesit 30-vjecar, kasaforten e hapur dhe gjurme gishterinjsh e plumbash. Gjithashtu u gjeten disa gezhoja pistolete qe u moren ne cilesine e proves materiale.
Sipas skemes se ndertuar per krimin, autoret kane hyre te maskuar brenda. Njeri ka ruajtur tek dera, kurse tjetri ka kercenuar punonjesin duke i kerkuar te zbrazte arken. Ka qelluar disa here ne tavanin e dyqanit dhe me tej ia ka vene ne koke armen punonjesit. Duke i bere presion ka grabitur rreth 5 mije euro dhe gjate rezistences se 30-vjecarit Petrika L., e ka qelluar disa here me arme, duke e lene te plagosur rende.
Gjate momentit te largimit mesohet se te dyshuarit kane qelluar edhe disa here te tjera ne ajer per te trembur kalimtaret dhe me tej, kane hipur ne makinen me targa te huaja. Policia ka marre informacionin per te dhenat e mjetit dhe tiparet e grabitesve, duke ngritur disa postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit te Korces.