E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mashtron dhe masakron per grabitje

Elbasan- I mashtron per t'i derguar ne Greqi me 200 euro secilin, por i braktis ne kufi dhe me pas u kerkon me kercenime e dajak shperblimin. Nje 32-vjecar ka rrezikuar jeten, teksa eshte rrethuar nga tre persona te aferm me njeri-tjetrin ne fshatin Shushice te Elbasanit dhe me pas, eshte rrahur barbarisht. Policia shpalli ne kerkim te dyshuarit, nje prej te cileve i njohur si kontingjent kriminal per vjedhje, trafiqe dhe grabitje. Megjithese operacioni eshte koduar "Ilegali", asnje prej te rinjve nuk eshte ndaluar dhe grupi hetimor eshte mjaftuar me shpalljen e tyre ne kerkim. Denoncimi eshte bere nga P. K., pak dite me pare.

Sipas rrefimit te te demtuarit, te dyshuarit qe e kane masakruar ne mes te fshatit pasi i kishin zene prite jane Astrit Paja 30 vjec, i dyshuar per "vjedhje me dhune", "ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" dhe "plagosje te rende me dashje, e kryer ne bashkepunim". Vellai i tij Durim Paja 28 vjec, dhe i afermi i tyre Indrit Metani 21 vjec, te tre banues ne fshatin Shushice. Dy te fundit kerkohen per "plagosjen e rende me dashje ne bashkepunim", te 32-vjecarit qe ishte riatdhesuar si klandestin nga Greqia. Me gjithe kontrollet ne banesa, agjentet nuk munden te kapnin asnje prej te rinjve, duke shperndare fotografite e tyre ne te gjitha pikat kufitare dhe komisariate.

Para grupit hetimor, P. K., ka rrefyer se bashkefshataret e tij i kishin ngritur kurth dhe kercenuar disa here, per pagesen e 200 eurove edhe pse nuk e ishin derguar kurre ne destinacionin per te cilin kishin rene dakord. Historia ka nisur me 28 tetor 2009, kur 32-vjecari eshte nisur per emigracion ilegal ne shtetin grek, duke kaluar kufirin me ndihmen e Astrit Pajes, kundrejt shumes 200 euro. Por pasi kane kaluar kufirin ne afersi te Qafe-Botes,(Sarande) Paja, i ka braktisur tre bashkefshataret e tij P. K., Sh. T., dhe Y. Rr., te cilet nuk i ka derguar ne destinacion, e me pas eshte larguar ne drejtim te paditur.

Pas disa ditesh, Paja i ka kerkuar tre klandestineve te riatdhesuar shumen e eurove te premtuara, gjithsej 600 euro, por keta te fundit nuk kane pranuar, duke i argumentuar se i kishte lene ne mes te rruges. Per kete shkak, ne shenje hakmarrjeje Astrit Paja, ne bashkepunim me vellane Durim Paja, te afermin Indrit Metani, dyshohet se kane goditur me sende te forta pas kokes 32-vjecarin, duke e plagosur rende.

Plagosja, e lene ne koma dhe arratisen

Pas krimit te kryer, tre te dyshuarit jane larguar ne drejtim te paditur, kurse dje pas permiresimit te gjendjes shendetesore P. K., ka rrefyer per policine ngjarjen duke denoncuar agresoret e tij. Mjeket thane se demtimet e 32-vjecarit jane serioze, por ai mbahet jashte rrezikut per jeten, ndersa ka dhe fraktura te shumta ne trup. Ndaj te dyshuarve jane ngritur tre akuza; "vjedhje me dhune", "trafik klandestinesh" dhe "plagosje e rende ne bashkepunim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›