E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, ISHP: Në Shqipëri, raste të lehta

TIRANË- Raste të lehta. Kështu i ka përcaktuar Instituti i Shëndetit Publik rastet e shfaqura në Shqipëri me virusin A-H1N1. Në buletinin e publikuar sot lidhur me ecurinë e përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, specialistët kanë pranuar se ndryshe nga vendet e tjera, tek ne shenjat nuk kanë qenë shumë kritike. Sipas tyre, rastet e prekura e të konfirmuara kanë shfaqur temperaturë më të ulët se 38 gradë celsius, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje muskulare dhe lodhje. Vetëm dy raste, sipas specialistëve kanë shfaqur shenja të tilla që e bën domosdoshmëri trajtimin spitalor, dhe për njërin pacient u fillua trajtimi me medikamentin tamiflu.
Për fat, rastet e trajtuara nuk kanë pasur komplikacione dhe janë trajtuar në kushtet e shtëpisë, duke u këshilluar që të qëndrojnë në izolim.


Gripi, sot përgjigjet për 13 rastet e dyshuara


TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik pret sot përgjigjet për 13 rastet e tjera të dyshuara me gripin e derrit, që mund t'i shtohen listës aktuale të të prekurve nga ky virus në vendin tonë.
Analizat për personat e dyshuar janë dërguar në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Rumani dhe sot pritet përgjigjja zyrtare. Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero, ka theksuar se nga analizat e bëra në vendin tonë, rezulton se të 13 personat e dyshuar kanë rezultuar të prekur nga gripi i formës A, çka ka bërë që këta pacientë të marrin mjekimet e duhura, pasi specialistët dyshojnë se ata janë prekur nga virusi A/H1N1.
Ndërkohë, muaji shtator parashikohet të jetë më i vështirë sa i takon pranisë në gripit të derrave, i cili numëron aktualisht 8 të prekur në vendin tonë. Parashikimi vjen nga specialistët infeksionistë, sipas të cilëve në këtë periudhë parashikohet kombinim i virusit A/H1N1 me gripin e zakonshëm, çka mund të shkaktojë edhe vdekje të mundshme. "Mbivendosja në organizmin e njeriut, e dy viruseve të gripit, agravon shumë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve",- thotë mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.
Aktualisht harta e personave që dyshohen se janë prekur nga ky virus, është shtrirë edhe në Sarandë dhe Vlorë, ku dhe fluksi i turistëve në këto ditë është i lartë. "Të gjithë personat e prekur nga ky virus po trajtohen në shtëpi, në dhoma të izoluara. Mjekimi me tamiflu është përdorur vetëm për rastet, të cilat kanë qenë më rëndë, por deri më tani, të sëmurët janë të nivelit të lehtë dhe mesatar, çka ka bërë që ata të trajtohen në shtëpi",- pohojnë specialistët, duke shtuar se deri më tani kanë marrë më shumë se 300 analiza, të cilat janë në proces verifikimi. Numri më i madh i personave të dyshuar i përkasin moshës 15 deri 44 vjeç. Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesa më e madhe e personave të prekur nga ky virus, rezultojnë se vijnë në Shqipëri, pas udhëtimeve në shtete të ndryshme të botës.

*********************

Gripi i derrave, listës së të prekurve i shtohen 3 studentë dhe një qytetar

TIRANË- Konfirmohem katër raste të reja me gripin e derrave në vendin tonë. Infenksionisti, Pëllumb Pipero deklaroi për mediat se "nga analizat që erdhën sot nga Rumania rezulton se 3 studentë dhe një 1 qytetar, të gjithë nga Tiranë, po kalojnë virusin A/H1N1".

Kryetari i Grupit të Punës pranë ISHP-së, Pipero, shtoi se "në total janë të prekur 9 persona deri tani". Këto të konfirmuar zyrtarisht nga laboratori i Rumanisë, ndërkohë që analiza të tjera presin përgjigje.


ISHP: Gripi i derrave po përhapet në disa qytete

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik në buletin e nxjerrë sot jane 13 te dyshuar te prekur nha AH1N1. Tetë prej të cilave janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit, si nga Anglia e Rumania".

Ndërkohë, 5 raste nuk referojnë udhëtime jashtë vendit, apo lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit, ndërsa 3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës në Vlorë, Lushnje dhe Sarandë.

Ndërkohë, deri tani në vend janë marrë 239 monstra për analiza për virusin A (H1N1), nga të cilat 111 janë marrë nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 52 në Spitalin Pediatrik, si dhe nga spitalet në Vlorë, Durrës, Fier, Devoll, Sarandë, Shkodër, etj.

Numri më i madh i mostrave është marrë në pacientë të moshës 15-61 vjeç. Nga ISHP-ja mesojme se të gjitha rastet paraqitin kuadër klinik të lehte. Shenjat e shfaqura ishin temperatura nën 38 gradë celcius, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle, dhimbje muskulare dhe lodhje. Vetem dy raste të mundshme paraqisnin shenja klinike, për të cilin u gjykua shtrimi ne spital dhe vetëm për 1 rast u fillua trajtimi i menjëhershëm me antiviralin Tamiflu.

Të gjitha rastet e tjera nuk kanë patur komplikacione dhe nuk janë shtruar ne spital. Izolimi i tyre është kryer në kushtet e shtëpisë. Sipas ISHP, 2 raste jane trajtuar në kushte ambulatore dhe nën mbikëqyrjen e mjekut me Tamiflu.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›