E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimet dhe insektet, shtohen pacientët në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Dhjetëra pacientë të helmuar nga ushqimet apo të pickuar nga kandrra të ndryshme paraqiten çdo ditë në pavijonin e urgjencës në spitalin rajonal 'Omer Nishani". Gjendja është e tillë veçanërisht gjatë 10 ditëve të fundit. Një pjesë e tyre në gjendje kritike për jetën, ndërsa mjekët bëjnë apel për kujdes dhe japin këshillat e nevojshme.
Sipas mjekut të urgjencës Laver Stroka, helmimet ushqimore janë më shqetësueset për momentin, por nuk mbeten pas edhe shqetësimet e pacientëve ndaj pickimeve të ndryshme. Numri i pacientëve që marrin ndihmën mjekësore me shqetësime të tilla shkon nga 5- 10 çdo ditë. "Veçanërisht gjatë ditëve të fundit ka pasur një fluks të lartë pacientësh me shenja të ndryshme ku mbizotërojnë helmimet nga ushqime të ndryshme dhe simptomat e shfaqura janë të vjellat, diarreja, temperaturat e lehta, etj. Po kështu një numër të lartë përbëjnë edhe personat që janë pickuar nga insekte të ndryshëm, si akrepat apo merimangat si dhe personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës", është shprehur Stroka. Sipas tij është mjaft e rëndësishme marrja e masave të menjëhershme dhe sensibilizimi i banorëve për të parandaluar dhe minimizuar pasojat e ndryshme që mund të shfaqen.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›