E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrit; Kompania pa licencë, analizat nuk konfirmohen



Janë më se 200 mostra të dyshuara për grip derri, fati i të cilave ka mbetur ende i papërcaktuar. Ndonëse janë dërguar për t’u konfirmuar për virusin A/H1N1 ato kanë mbetur në udhëkryq, pasi kompania e cila bënte transportin e tyre, ka prishur kontratën. Ndonëse ka kaluar mbi një muaj nga dërgimi i këtyre mostrave, përgjigjet ende nuk kanë ardhur. Burime nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se mostrat nuk janë dërguar kurrë për analizë në Laboratorin e Bukureshtit për shkak të një ngërçi me firmën kontraktore. Kompania e cila kishte marrë të drejtën e dërgimit nëpërmjet linjës ajrore të rasteve të dyshuara me A/H1N1 në Laboratorin e Bukureshtit, aktualisht nuk ka licencë. Burimet bëjnë të ditur se firma prej disa javësh nuk e ushtron më këtë aktivitet dhe mostrat nuk dihet se ku kanë mbetur. Zyrtarisht nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë nuk bëhet e ditur se për sa kohë do të zgjasë kjo situatë dhe se si do të zgjidhet, pasi këto 200 raste të dyshuara presin konfirmimin e laboratorit, nëse janë apo jo me gripin e derrit. Veç kësaj, një tjetër problem i shërbimit epidemiologjik në Shqipëri mbetet ngritja e një laboratori të tillë në vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›