Vendosni në axhendë njohjen e Kosovës*
Ne jemi mbledhur sot pas nje viti gjate te cilit bota u perball me njeren prej krizave me te renda financiare dhe ekonomike ne historine e saj. Mblidhemi serish ne nje kohe, kur qindra e qindra milione njerez ne planetin tone shtypen nga regjime tiranike ose perballen me varferi te skajshme, semundje dhe probleme te medha shendetesore dhe sociale.
Mblidhemi ne nje kohe kur konflikte te egra vazhdojne te marrin jete te pafajshme, ne disa rajone te planetit tone. Shqiperia dhe populli shqiptar mbeten te angazhuar ne bashkepunimin nderkombetar dhe jane te vendosur, per te dhene kontributin e tyre modest ne perparimin e paqes, lirise dhe sigurise dhe respektit te te drejtave te njeriut, luften ndaj varferise, nxitjen e zhvillimit te qendrueshem e prosperitetit dhe mbrojtjes se mjedisit.
Shqiperia, si nje vend evropian mbetet teresisht e angazhuar dhe e vendosur te ndermarre cdo reforme, cdo vendim dhe cdo gje qe tjeter qe do te lipsej, per anetaresimin e saj ne Bashkimin Europian. Rreth 94% e shqiptareve mbeshtesin procesin e anetaresimit te Shqiperise ne BE, cka perben nje inkurajim dhe detyrim te madh per qeverine time per ta avancuar kete proces me shpejtesi. Kete vjeshte ne presim vendime pozitive nga Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian dhe Komisioni Europian per statusin e kandidatit dhe per shqyrtimin e kerkeses sone per liberalizimin e vizave.
Shqiperia eshte vendi i nje demokracie te re por funksionale. Rreth dy muaj me pare, Shqiperia zhvilloi zgjedhje te pergjithshme parlamentare per te cilat eatchdog-u nderkombetar, OSBE/ODIHR, u shpreh se ato permbushen standardet kryesore te OSBE-se dhe meritojne nje vleresim te pergjithshem pozitiv. Qeveria e re e sapo formuar ka percaktuar si shtylla kryesore te programit te saj ndertimin e nje infrastrukture te re e moderne per vendin, cuarjen e Shqiperise ne moshen digitale, reformimin e sistemit te shendetesise, arsimit, luften me perparesi te madhe kunder varferise dhe punesimin e qytetareve shqiptare.
Vitin e ardhshem, ne se bashku do te bejme nje analize se ku jemi me plotesimin e objektivave te mijevjecarit. Shqiperia ka bere perpjekje per nje progres thelbesor ne kete drejtim.
Ne nje hark kohor trevjecar, rreth katerqind mije shqiptare kane dale nga varferia, ndersa varferia ekstreme pesoi nje ulje prej rreth 70%. U krijuan dhjetera e mijera vende te reja pune, u dyfishua numri i studenteve si dhe ra ne menyre te ndjeshme vdekshmeria foshnjore.
Viti qe shkoi dhe ky vit kane qene vitet e krizes me te thelle ekonomike e financiare qe bota ka njohur, qe nga vitet ‘30 te shekullit te kaluar. Ekonomia shqiptare perjetoi pasojat e kesaj krize me ulje te eksporteve prej rreth dhjete perqind, me ulje te nivelit te kreditimit te ekonomise, por, megjithekete, duhet te theksoj se vendi serish gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2009, shenoi nje rritje te GDP-se prej mbi 5 per qind.
U shenua gjithashtu nje rritje prej 8% te te ardhurave krahasuar me vitin e kaluar dhe nje rritje prej 59% te investimeve te huaja. Mendoj se faktoret kryesore qe mbrojti ekonomine shqiptare nga kriza kane qene se pari barra fiskale me e ulet ne Europe dhe standardet liberale mbi te cilat kemi bazuar ekonomine shqiptare, investimet e qeverise shqiptare ne infrastrukture ne nivelin 10% te GDP-se apo ne rast se marrim se bashku periudhen kohore te viteve, 2008-2009, rreth njezet per qind te DGP-se se vitit 2008, si edhe reformat e thella te qeverise qe bene te mundur nje adiminstrate te vogel, nder me te voglat ne Evrope dhe bote per fryme si edhe nje klime te favorshme per biznesin.
Deshiroj te shfrytezoj rastin te ftoj investitore nga vendet tuaja, te nderuar perfaqesues te vendeve anetare, te konsiderojne ne projektet e tyre Shqiperine per te patur nje histori te re suksesi ne vendin tim.
Shqiperia ka ruajtur nje bashkepunim te shkelqyer me OKB-ne dhe organizatat qe varen prej saj. Shqiperia eshte nje nder vendet pilot te nismes “Delivering as one” duke kontribuar me eksperience dhe rezultate pozitive dhe te dukshme ne suksesin e kesaj nisme si pjese e reformes se menaxhimit te OKB. “Delivering as One” sjell ne vetvete nje kursim te madh ne kohe, ne para dhe nje koordinim shume me eficient te agjensive te OKB-se ne bashkepunim me vendin anetar.
Ne vendin tim ky proces po ecen mjaft mire si pasoje e sigurimit te koherences dhe koordinimit te nevojshem te aktiviteteve te organizatave te sistemit te OKB-e dhe institucioneve kombetare lidhur me harmonizimin e projekteve ne baze te prioriteteve te vendit tone. Ne besojme se kemi arritur te gershetojme prioritet e reformave, strategjine kombetare per integrimin evropian, Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit me synimet ne projektin “Nje OKB”. Rezultati i deritanishem po tregon se i gjithe ky projekt qe ka ne baze pronesine kombetare te zhvillimit po con ne nje eficence te rritur te zbatimit te programeve per zhvillim te OKB.
Shqiperia eshte nje vend plurireligjioz, por me nje harmoni te shkelqyer fetare. Ne perputhje me strategjine kombetare te dialogut nderkulturor ne kuader te Aleances se Civilizimeve, ne po perpiqemi te japim kontributin tone duke ofruar shembullin e bashkejeteses dhe besimeve fetare si nje nder trashegimite me te shkelqyera shpirterore te kombit tone.
Ky sesion i OKB-se u hap me Samitin per Ndryshimet e Klimes. Une kam kenaqesine t’ju bej me dije se 94% e energjise elektrike qe konsumon vendi im eshte energji hidrike. Ndonese jemi te hapur edhe per forma te tjera energjie, perfshi ate nukleare, ne po punojme dhe kemi siguruar rreth pese miliarde euro investime te tjera te reja ne hidrocentrale dhe parqe eolike. Shqiperia synon te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel energjitike ne rajon.
Dekada e fundit e konflikteve te renda ne rajonin e Ballkanit duket se po arkivohet ne analet e historise. Vendet ne kete rajon jane angazhuar ne nje proces bashkepunimi te gjithanshem dhe integrimi euroatlantik e evropian.
Vitin e kaluar Shqiperia dhe Kroacia u anetaresuan plotesisht ne NATO, ndersa vende te tjera te rajonit kane bere perparime thelbesore drejt anetaresimit ne NATO dhe BE.
Por, me duhet te theksoj ketu se themelimi i shtetit te pavarur te Kosoves, ndonese ka kaluar vetem nje periudhe kohore e shkurter, eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne rajonin e Ballkanit. Ne kete vend qe ka shpallur pavaresine rreth 20 muaj me pare, jane ulur ndjeshem tensionet nderetnike, jane nderprere largimet e serbeve nga kosova dhe ka filluar kthimi i tyre. Qeveria ime eshte e vendosur te ndihmoje qeverine e Kosoves ne programet e saj per kthimin e te larguarve.
Bashkimi Evropian ka derguar aty misionin Eulex i cili po ben nje pune te shkelqyer dhe po jep nje ndihme shume te cmuar ne konsolidimin e shtetit ligjor e demokracise funksionale ne Kosove si dhe ne vendosjen e standardeve me te mira europiane te bashkepunimit dhe bashkejeteses se komunitetetve te ndryshme etnike. KFOR-i po loz nje rol shume pozitiv dhe fakti qe misioni i tij po reduktohet me shpejtesi eshte deshmi e qarte e ketij stabiliteti.
Nderkohe, Kosoven e kane njohur 62 vende anetare te OKB-se dhe eshte bere anetare e institucioneve te Breton Eood, si IMF dhe BB. Por ende Kosova nuk ka marre vendin qe plotesisht meriton ne gjirin e kombeve sovrane ne kete organizate te nderuar.
Deshiroj me kete rast te theksoj se te gjitha vendet, qe kane njohur Republiken e Kosoves dhe institucionet nderkombetare qe e kane pranuar ate ne gjirin e tyre si vend anetar e kane bere kete para se gjithash dhe mbi te gjitha sepse jane te bindur se pavaresia e Kosoves dhe njohja e saj perbejne nje kontribut madhor ne paqen dhe stabilitetin e rajonit te Balkanit.
Ndaj, shfrytezoj kete rast te bej nje thirrje ndaj te gjitha qeverive te vendeve anetare te OKB-se te vendosin ne axhenden e tyre te shqyrtojne dhe te vleresojne kete realitet qe ekziston ne rajonin tone te Ballkanit dhe mundesine e njohjes se pavaresise se Kosoves, si nje deshmi e vullnetit te tyre te qarte per te kontribuar ne konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurise ne rajonin tone.
Katermbedhjete vjet me pare, ne rezoluten 49/204 te 23 dhjetorit 1994, njeqind e tridhjete e shtate vende anetare, pasi denonin dhunen shtypjen dhe barbarite mbi popullin e Kosoves te ushtruar nga regjimi i Milloshevicit votuan ne kete rezolute per njohjen dhe respektin e vullnetit te qytetareve te Kosoves. Sot pas katermbedhjete vitesh ky vullnet eshte shnderruar ne realitetin e Kosoves se pavarur. Ndaj, ju bej nje thirrje te vecante te gjithe atyre vendeve qe katermbedhjete vjet me pare permes rezolutes nr. 49/204, kerkuan me voten e tyre qe vullneti i popullit te Kosoves te njihet dhe te respektohet duke dhene keshtu nje kontribut te madh ne rrugen e Kosoves drejt pavaresise: Sot, katermbedhjete vite me vone, ky vullnet eshte njohur nga 62 vende qe asokohe e votuan kete rezolute. Shpresoj dhe besoj se dhe vende te tjera do te afirmojne vullnetin qe shprehen 14 vite me pare, permes njohjes se pavaresise se Kosoves.
Me politiken e saj te jashtme paqesore dhe te marredhenieve te mira me te gjitha vendet, me kontributin e saj modest ne misionet nderkombetare ne sherbim te paqes e ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, me politikat e fqinjesise se mire e te bashkepunimit si edhe rolin e saj te moderuar dhe konstruktiv ne rajon, Shqiperia eshte transformuar ne kontribuuese dhe prodhuese e drejtperdrejte e stabilitetit dhe sigurise ne rajon e me gjere ne arenen nderkombetare.
Sot Shqipearia kontribuon me trupa paqeruajtese ne disa operacione nderkombetare ne kuadrin e OKB-se dhe te organizatave te tjera rajonale te sigurise, si ne Afganistan, Bosnje, Irak, Cad dhe te tjere. Vetem para dy muajsh, Shqiperia dyfishoi kontingjentin e trupave te saj ne kuader te ISAF. Vendi im vlereson dhe mbeshtet cdo perpjekje per paqe dhe siguri globale dhe do te vazhdoj te mbeshtese te gjitha perpjekjet e Kombeve te Bashkuara, NATO-s dhe aktoreve te tjere nxites te paqes, stabilitetit dhe sigurise ne bote, duke theksuar ketu edhe kercenimin qe i bejne botes ato vende si Irani dhe Koreja e Veriut me programet e tyre shume te rrezikshme nukleare.
Te gjitha vendet anetare te OKB-se ndajne pergjegjesine per funksionimin e mire e efektiv te saj. Askush nuk mund te injoroje gjurmet e veprimtarise se OKB-se ne shume fusha. Kudo ku ka kriza, varferi, uri, semundje apo vuajtje aty eshte edhe OKB per te dhene mbeshtetje dhe lehtesim.
Megjithate, per nje kohe te gjate eshte konstatuar se bota, vendet dhe marredheniet mes tyre zhvillohen dhe evoluojne me nje ritem me te shpejte sesa aftesia e kesaj organizate per t’iu pershtatur. Ndaj, Shqiperia mbeshtet vazhdimin e procesit te reformimit te Organizates dhe permiresimin e metejshem te sistemit te Kombeve te Bashkuara.
Ne kete drejtim lehtesimi i mekanizimit te vendimmarrjes ka nje rendesi paresore. Ne mbeshtesim perpjekjet per reformimin e Keshillit te Sigurise. Ne besojme se per te arritur sfidat e shekullit te 21-te, kemi nevoje per nje Keshill Sigurimi efecient, transparent dhe legjitim ne procesin e vendimmarrjes dhe ku vendet anetare individuale dhe rajonale jane te perfaqesuara ne menyre te pershtatshme.
*Fjala e Kryeministrit, SH. T. Z. SALI BERISHA para Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, 26 shtator 2009