E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi përdhunimin e mbesës, arrestohet daja 48-vjeçar



Kapet në flagrancë për vjedhje, ndërkohë që një tjetër akuzë do i shtohej sapo të gjendej pas hekurave, ajo e tentativës së përdhunimit të mbesës së tij. Ka qenë një 21-vjeçare nga Alliasi që ka denoncuar dajën e saj si autor të një sulmi seksual që kishte si qëllim përdhunimin brenda banesës. Ngjarja e rëndë, sipas denoncimit të bërë dje, ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 18:30 në banesën ku jetonte 21-vjeçarja, në lagjen Allias në periferi të Tiranës. Policia e kryeqytetit, përmes një deklarimi zyrtar, u shpreh se Kujtim Fregja, 48 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Allias, i dënuar më parë për vjedhje, është denoncuar nga 21-vjeçarja, në prani të përfaqësuesit ligjor, se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke ushtruar forcë. Por, denoncimi është vonuar të bëhet, sepse policia e komisariatit nr. 3 Tiranë në një aksion të kryer dy ditë më parë, e ka kapur 48-vjeçarin nën dyshimet për vjedhje. “Shërbimet e komisariatit të policisë nr. 3 Tiranë, kryen ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj Kujtim Fregjës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, kanë tentuar të vjedhin me thyerje një dyqan me artikuj ushqimor, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë”, - thanë burimet zyrtare policore. Menjëherë sapo ka rënë në qeli, në kushte të pritjes së vlerësimit të masës së sigurisë, në ngarkim të tij ka filluar një tjetër procedim penal, nën dyshimet për përdhunim të mbetur në tentativë. “I arrestuari akuzohet tani edhe për veprën penale të “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur” dhe të “marrëdhënies seksuale dhe homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, - konfirmoi policia, e cila tha se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij.

Detaj

21-vjeçarja, në prani të përfaqësuesit ligjor, akuzoi dajën se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke ushtruar forcë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›