Gripi i derrit, cdo ditë në ISHP përpunohen analiza
Laboratori i Virologjisë në ISHP po analizon cdo jave mesatarisht mbi 30 mostra të rasteve të dyshuara me virusin e gripit te derrit nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit
TIRANE-Çdo ditë në Institutin i Shëndetit Publik (ISHP) përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Deri tani, sipas buletinit të ISHP-së, në total janë analizuar 399 monstra, nga rrethe të ndryshme të vendit. Ndërkohë, ISHP është në pritje të përgjigjes së analizave edhe për 2 raste të tjera të dyshuara për virusin e gripit A (H1N1).
Laboratori i Virologjisë në ISHP është pjese e rrjetit europian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. Aktualisht, në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshencës Direkte dhe testi i shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh.
Si pasojë e rikonstruksionit të laboratorit të virologjisë në vendin tonë, konfirmimi për llojin e virusit, në lidhje me origjinën nga derri dhe për nëntipin, kryhet pranë Laboratorit të Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht, ku dërgohen mostrat e mundshme, por edhe të dyshuara.
Të gjitha rastet e mundshme, të identifikuara me Virusin e Gripit A, trajtohen njësoj si A (H1N1) nga pikëpamja e ndjekjes dhe kontrollit, si dhe menaxhimit të rastit, sipas kontekstit dhe gjykimit klinik të specialistëve, sqaron ISHP.
Numri i përgjithshëm i rasteve me virusin i gripit A (H1N1) në vendin tonë ka arritur në 16, bëhet e ditur nga buletini 7 i Institutit të Shëndetit Publik.
Mosha e prekur është ajo nga 15 vjec deri në 40 vjec.
(d.b/BalkanWeb)