E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, asgjësohen 7932 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesi

Zbulimi dhe asgjësimi i kanabisit u krye në fshatin Zallë të nje komune te Krujes. Bima narkotike ishte mbjelle ne dy parcela, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim kultivuesin, nje 69 vjecar 

KRUJE-Në një fshat të Krujës, policia ka asgjësuar 7932 rrënjë kanabis sativa, ndërsa ka identifikuar kultivuesin e bimës narkotike. Zbulimi dhe asgjësimi i kanabisit u krye dje në fshatin Zallë të komunës malore të Cudhisë, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim kultivuesin e kësaj sasie, 69-vjeçarin Ahmet Xhepi. Burimet e policisë thanë se bima narkotike ishte kultivuar prej disa muajsh në dy parcela, në pronësi të 69 vjeçarit. Prej një muaji, forcat e policisë së Krujës, të mbështetura edhe nga seksioni i antidrogës në drejtorinë e Policisë së Durrësit, kanë identifikuar dhe asgjësuar mbi 22 mijë rrënjë kanabis sativa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›