E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen tre automjete në Shkodër, humb jetën 48 vjeçari

Aksidenti, sipas burimeve zyrtare të policisë, ndodhi në kthesën e fshatit Beltojë të komunës Berdicë në rrethin e Shkodrës. Si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme 48 vjeçari Gjon Shulza, banor i fshatit Reç të komunës Velipojë, i cili drejtonte mjetin tip benz me targë TR 6074 M, ndërsa u plagosën shtetasit Gj.SH dhe R.Sh, të cilët  udhëtonin me një automjet tjetër.

Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës, shtuan burimet.

Në aksident u përfshi dhe një automjet tip kamion, drejtuesi i të cilit, Fatbardh Boshti, 35 vjeç, nga Shkodra, është shoqëruar në komisariat, ku po i nënshtrohet  hetimeve rreth kësaj ngjarjeje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›