E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Gati kontrata per portin e Vlores, hapen vende pune

Kryeministri Berisha deklaroi se banoret e zones do te perfitojne nga ndertimi i veprave te medha ne kete qytet, duke u punesuar ne to. Duke folur per projektet e medha qe do te ndertoheshin ose kishin perfunduar ne Vlore, kryeministri theksoi se pritet te punesohen mijera qytetare. "Vetem ne portin e Vlores, kontrata per te cilin do te firmoset gjate ketyre dy muajve qe do te vijne, si dhe ne parkun industrial te saj, do te punesohen me dhjetera e mijera qytetare", theksoi Berisha. Por sipas tij, punesimi i qytetareve ne te gjithe vendin do te jete nje nga drejtimet kryesore te qeverise qe ai drejton ne mandatin e ardhshem. Ne menyre te perseritur kryeministri ka theksuar faktin se ne mandatin e tyre do te punesohen rreth 160 mije qytetare ne vend, si pasoje e investimeve te medha infrastrukturore qe po prekin cdo dite e me shume Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›