Topi e Berisha urojne shefin e ri te NATO-s, Rasmussen
Drejtuesit me te larte te shtetit derguan mesazhe urimi ne adrese te Sekretarit te ri te Pergjithshem te NATO-s, Andres Fogh Rasmussen dhe mesazhe falenderimi per ish-sekretarin Jap de Hup Shefer. Kryeministri Berisha ne mesazhin e tij i dergoi drejtuesit te ri te NATO-s urimet me te perzemerta dhe suksese per detyren e re. "Qeveria shqiptare dhe une personalisht ndajme bindjen e thelle, se me pervojen, perkushtimin dhe vizionin tuaj, NATO do te njohe arritje te reja te rendesishme ne misionin e saj sublim te paqes e sigurise euroatlantike e me gjere, bazuar ne parimet dhe vlerat e perbashketa te vendeve anetare", theksohet ne mesazhin e kryeministrit. Berisha e ftoi kreun e ri te aleances te vizitonte Shqiperine ne nje kohe te pershtatshme per te. Presidenti Topi, gjithashtu uroi per marrjen e detyres se re Rasmussen. Ne mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson Shqiperia si nje vend anetare e NATO-s do te jape kontributin e saj per paqen dhe stabilitetin ne rajon. "Nga ana tjeter Berisha dhe Topi nuk harruan t'i dergonin pershendetjet e tyre te ngrohta edhe ish-Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hup Shefer, gjate drejtimit te te cilit Shqiperia kishte patur shancin te behej antare me te drejta te plota e saj.