Gripi i derrit, shkollat ende pa postera
Afati për hapjen e shkollave më 14 u zbatua, ashtu siç udhëzuan autoritetet shëndetësore në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore. Nuk pati asnjë shtyrje të datës zyrtare të hapjes së vitit të ri shkollor 2009-2010. Marrëveshja për të mos shtyrë vitin shkollor u bë në bazë të dy pikave kryesore: situata e shpërndarjes së virusit nuk paraqitej alarmante dhe masat kryesore mbrojtëse do të ishin "blindimi" i shkollave me informacion sensibilizimi. Por në ditën e parë të shkollës posterat informativë dhe fletëpalosjet nuk kanë qenë gati. Në muret e shkollave shkruheshin vetëm mesazhe urimi si "Mirë se vini nxënës të dashur", apo njoftime për klasat dhe zhvillimin e mësimit në ditët në vazhdim. Askund nuk dukeshin posterat ku përshkruheshin rregullat, udhëzimet dhe të gjitha mesazhet sensibilizuese për nxënësit lidhur me gripin e derrit AH1N1. Autoritetet shëndetësore kanë dhënë siguri se do të afishohen së shpejti dhe fletëpalosjet si dhe posterat ndodhen në periudhë shumëfishimi.
Masat
Veç udhëzimeve, këshillave dhe direktivave, ajo që është theksuar nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik dhe që duhet të mbahet mend mirë në rast se do të zbatojmë rregullat për të mos pasur një shpërthim epidemie, është lidhur me higjienën dhe pastërtinë në institucionet arsimore.
Sipas direktivave, shkollat duhet të pastrohen dhe higjienizohen disa herë në ditë, higjiena personale dhe ajo vetjake duhet të jetë kolona zanore gjatë qëndrimit të nxënësve në shkolla. Dezinfektimi i shkollave, larja e herëpashershme e ambienteve të brendshme, higjiena personale e nxënësve si dhe mënyrat si të mbrohen nga përhapja e virusit AH1N1 janë masat e rekomanduara për një proces normal mësimor dhe ruajtje nga shpërthimi i epidemisë. "Higjiena personale dhe e ambientit duhet të jenë në një nivel të lartë. Kur ka shenja klinike të gripit, mirë është që nxënësit të mos paraqiten në shkollë dhe të marrin një kurim të kujdesshëm në ambientet e shtëpisë, nën udhëzimin e mjekut", sqaroi pak ditë më parë drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, në Ministrisë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja.
Uji, me orar
Deri në afishimin e posterave dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve, seancave këshillimore me mjekun e shkollës, nxënësve do të duhet të tregohen të kujdesshëm vetë për higjienën vetjake, ndërkohë që prindërit duhet t‘i udhëzojnë ata për të larë duart, për të mbajtur peceta me vete, për të mos pasur kontakte të afërta me fëmijët e sëmurë, si dhe për t‘u paraqitur te mjeku në rast shqetësimesh shëndetësore. Për sa i takon sterilitetit në shkolla, direktiva e përcjellë nga autoritetet shëndetësore, ashtu siç duket edhe në foton ilustruese, shpërndarja e ujit në institucionet arsimore nuk është 24 orë por vetëm 3 herë në ditë. Sanitaret mbushin ato pak enë që ndodhen në banjë. E më pas tualetin duhet ta përdorin dhjetëra e qindra nxënës. Kur ka ujë tualetet mbahen hapur, në të kundërt ato mbyllen dhe mbahen me çelës deri në ardhjen e ujit. Uji, fshesa, shtupa janë të vetmet mjete me të cilat sanitaret do t‘u duhet të higjienizojnë e sterilizojnë ambientet mësimore, korridoret e tualetet.