Adebajor i "dhunshëm", FA e heton
Emanuel Adebajor përfundon në shënjestrën e Federatës Angleze (FA) për dy episode, ku ka qenë protagonist gjatë ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Arsenalit. Sulmuesi i Sitit, i cili vitin e kaluar mbante bluzën e "Gunners"-ave, ishte protagonist i një mënyre gëzimi provokues kundër ish-tifozëve. Ai është nën hetim edhe për shkelmin me taka në fytyrë ndaj Robin Van Persi, i mbetur i plagosur. Ky i fundit nuk e ka përtypur dot shkelmin në fytyrë të ish-shokut të skuadrës: "Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer nga sjellja e tij, tha më pas holandezi. Shyqyr që më shpëtuan sytë. Pas episodit, ai ende nuk më ka kërkuar falje".