E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, Diego dy javë jashtë fushe

Ferrara mund të qetësohet: në ndeshjen ndaj Lacios, Diego nuk ka pësuar tërheqje. Bëhet fjalë thjesht për një frakturë, sikurse konfirmon ekografia e bërë dje në Vinovo. Koha e parashikuar për rikuperimin e tij pritet të jetë vetëm dy javë. Mund të bëhej edhe në një kohë më të shkurtër, por mjekët kanë këshilluar të mos rrezikohet kurrë në këtë sezon. Kështu që është shtyrë për pak kohë debutimi i Diegos në Champions dhe një gjë e tillë pritet të jetë një avantazh i madh për kundërshtarin francez, Bordo. I përjashtuar për këtë ndeshje do të jetë edhe Del Piero, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar në infermierinë e bardhezinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›