E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH i kërkon farmaceutikës: Prodhoni vaksina shtesë

Që prej ditës kur u njoftua rasti i parë me infektimin nga gripi i derrave nuk ishte vënë re asnjë simptomë e tillë te kafshët, por tashmë kjo është verifikuar në Kanada. Në një fermë të shtetit të Albertas, tek disa derra, virusi ka rezultuar i pranishëm. Lajmin e bënë të ditur autoritetet kanadeze, të cilat theksojnë se nuk ka asnjë rrezik për sa i përket konsumimit të mishit. Virusi mund të jetë transmetuar te kafshët nga pronari i fermës, i cili, kohët e fundit, ka vizituar Meksikën. Ndërkohë, në Meksikë është rritur bilanci i viktimave të virusit A/H1N1. Të vdekurit kanë shkuar në 19, ndërsa të prekurit e sigurt 454. Lajmin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar farmaceutikës të prodhojë vaksina shtesë Tamiflu për t‘i bërë ballë një pandemie të mundshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›