E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vijon normalisht tërheqja e pasaportave biometrike

Edhe pse për festat e fundvitit ka patur hyrje të konsiderueshme të emigrantëve në territorin e vendit, në sportelet e tërheqjes së pasaportave biometrike pranë drejtorisë së policisë së Tiranës procesi i tërheqjes së mjeteve të identifikimit ka ecur krejt normalisht.
 

Gjatë javës së fundit fluksi i shpërndarjes së pasaportave nuk është ndikuar nga ardhja e emigrantëve duke qëndruar në nivele konstante.
 

Sipas qytetarëve arsyeja e tërheqjes së pasaportave gjatë kësaj periudhe është udhëtimit jashtë vendit me rastin e festave ndërsa sipas tyre procedurat kanë vijuar normalisht, brenda afateve të përcaktuara.
 

Burime pranë sporteleve të shpërndarjes së pasaportave biometrike bëjnë me dije se gjatë javës së fundit numri i pasaportave të shpërndara ka qenë rreth 250 copë në ditë, një numër ky konstant me periudhën para festave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›