E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, mister virusi i katert

S. Isaku

Viroza misterioze jane duke qarkulluar ne vendin tone dhe kjo faktohet me rastet e vaksinuar te cilet jane prekur nga gripi. Ky fakt eshte pohuar nga vete specialistet e shendetit publik te cilet kane theksuar se vaksina kunder gripit lufton 3 lloje te viruseve, por ne qarkullim jane me shume se tre, ndersa nga kampionet e mbledhura deri me sot rezulton se jane disa lloje te gripit. Epidemiologet kane theksuar se vaksina eshte efikase por prania e me shume se nje virusi, ka bere qe edhe te vaksinuarit te preken nga viroza gripale qe po qarkullojne ne vendin tone. Kurse per sa u perket rasteve mendohet se do te jene muajt shkurt e mars, ata qe do te shenojne edhe numrin me te madh te te prekurve.

Vaksina

Pavaresisht vaksinimit masiv te popullsise, 40 mije persona te prekur nga virozat gripale, jane paraqitur per ndihme mjekesore ne poliklinika apo qendra spitalore, vetem gjate muajit janar. Edhe pse shume qytetare jane sensibilizuar duke kryer vaksinen ne fillim te muajit tetor, serish virozat kane shenuar nje numer ne rritje, duke e krahasuar me nje vit me pare. Sipas specialisteve te ISHP, vaksina anti-grip, ka qene efikase por numri i virozave, qe jane ne qarkullim jane te shumat dhe te ndryshme nga shtamet qe mbron vaksina. "Vaksina eshte efikase, por duhet pasur parasysh qe ajo mbron nga tre tipe virusesh, ndersa ne qarkullim ka pasur edhe shume viruse te tjera, sikurse ka pasur edhe raste te personave te prekur nga i njejti virus qe kane bere vaksinen, por simptomat kane qene me te lehta" ka pohuar specialisti i ISHP-se, Dritan Ulqinaku.

Perhapja

Per sa i perket muajve shkurt dhe mars, pritet qe numri i te prekurve nga virozat gripale te vije ne rritje. Specialistet shprehen se edhe aktualisht eshte koha per kryerjen e vaksines, pasi marsi mund te sjelle nje epidemi me te rende. "Virusi qe ka prekur aktualisht Evropen pritet te mberrije tek ne, ne muajt shkurt e mars. Per sa i perket llojit te tij, ai eshte i ngjashem me ate te vitit te kaluar dhe nuk pritet qe te kete shume komplikacione" ka pohuar Ulqinaku. Nga te dhenat e mjekeve rezulton se kjo semundje virale, perhapet lehtesisht permes sperklave, teshtimave dhe kolles. Simptomat e semundjes jane dhimbja e kokes ne menyre te vazhdueshme, kolle, temperature e larte dhe gjendje e debult. Per te evituar marrjen e kesaj semundjeje mjeket keshillojne kufizimin e kontakteve ne ambientet kolektive si kopshte, cerdhe dhe qendrat e punes, sepse virusi eshte ngjites. Keshilla

Kur kryhet vaksina

Specialistet thone se muaji ideal i kryerjes se vaksines me qellim fitimin e imunitetit ndaj virusit te gripit eshte tetori, por ata shtojne se ajo mund te kryhet dhe ne kete kohe, sidomos nga grupet e riskut, ku perfshihen femijet e semure nga semundjet respiratore, te moshuarit dhe punonjesit e shendetesise. Nderkohe qe nuk lejohet berja e vaksines tek grate shtatzena si dhe tek personat, te cilet jane te prekur nga gripi. "Ata persona te cilet jane te prekur nga gripi nuk duhet te injektojne vaksinen. Pas kalimit te virusit duhet te keshillohen me mjekun, dhe ky i fundit duhet te jape udhezimet" kane pohuar specialistet. Keto vaksina mund te blihen ne farmaci dhe te kryhen ne qendra shendetesore. Por per specialistet cdo grip e ka nje kosto. Keshtu nese do te kishim grip te shpendeve, aktualisht ne vendin tone nuk ka, do te ulte mundesine e rikombinimit me kete virus.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›