E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkinsoni, 4 % e shqiptareve te prekur nga semundja e rende

Shqiperia ka prevalencen me te larte ne Evrope per moshat nga 60 deri ne 69 vjec, persa i perket te prekurve nga parkinsoni. Sipas mjekes neurologe Mira Rakacolli, kjo semundje shfaq dridhje te pacientit dhe ngadalesim te levizjeve te tij. "Vertet nuk njihet shkaku, por njihet mire qe kushdo qe te jete ai shkak, ndryshon biokimine e sistemit nervor-qendror. Ne tru nuk fillon te prodhohet nje substance qe njihet me emrin botanik dhe qe eshte baza e sigurimit te nje levizje adekuate, per t'u perballuar. Persa u perket shenjave ato jane nga me te ndryshmet" ka pohuar kryetarja e Shoqates se Mjekeve Neurologe, Mira Rakacoli. Sipas saj, nese pacientet nuk kurohen mund te invalidizohen. Problem mbetet shkaktari i kesaj semundjeje, sipas mjekeve mund te jete prejardhja gjenetike por edhe nga faktore te jashtem si, stresi dhe perdorimi pa kriter i pesticideve ne produktet me te cilat ushqehemi. Semundja prek edhe moshat e reja edhe ka nje progres shume te shpejt duke i shkeputur ata, nga karriera apo gjithcka tjeter. Kjo semundje trajtohet por vetem duke kuruar shenjat e saj, ndersa ne vende te tjera behen trajtime te vecanta, te cilat mungojne ne Shqiperi. "Ekziston nje preparat i ri, qe perdoret per disa lloj te semuresh ne faza te avancuara te parkinsonit. Eshte detyra jone qe te sensibilizojme opinionin mjekesor, per ekzistencen e ketij preparati, te semuret dhe natyrisht strukturat politikberese dhe vendimmarrese per te pare se si mund te ndihmohen keta te semure, sepse ne pergjithesi terapite e reja jane te kushtueshme" ka pohuar Rakacoli. Fakti qe kjo semundje prek nje popullsi mbi 60 vjec qe jane edhe me me pak te ardhura, e ben akoma me problematike. Shoqata shqiptare e neurologjise dhe ajo e ORL-se ne bashkepunim me mjeke neurologe italiane dhe kroate, kane shkembyer eksperienca per prezantimin e alternativave te reja te semundjeve qe lidhen me sistemin nervor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›