E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjiket ne greve urie me 3 shkurt

Personat me aftesi te kufizuara paralajmerojne nisjen e greves se urise me 3 shkurt. Shoqata e para dhe tetraplegjikeve deklaron se te gjithe personat e kesaj kategorie ne te gjithe vendin, kane rene dakord per te ndermarre kete veprim, pasi deri me tani nuk u eshte permbushur asnje nga premtimet e bera, per te permiresuar ndihmen dhe kushtet e jeteses se personave para dhe tetraplegjike. Kreu i shoqates se para dhe tetraplegjikeve, deklaron se masa ekstreme per nisjen e nje greve urie, vjen pas nje serie te gjate protestash, ku asnjera prej tyre nuk ka vlejtur per te permbushur kerkesat dhe nevojat qe ata kane. Ali Plaka deklaron se me 9 dhjetor perfaqesia e shoqates se para dhe tetraplegjikeve eshte pritur ne nje takim nga zevendes kryeministri Genc Pollo, i cili u ka garantuar atyre permbushjen e kerkeses per rritjen e fondit te karburantit, paketes higjeno-sanitare si dhe kujdestarise, brenda javes. Por qe atehere asnje prej premtimeve nuk eshte realizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›