Gripi, mjeke ne cdo shkolle
Situata e rende gripale ne vendin tone ka detyruar strukturat shendetesore te parashikojne mjeke ne cdo shkolle dhe kontrolle mjekesore dy here ne jave, ne cdo klase. Kjo eshte rregullorja me e fundit e cila po zbatohet ne te gjitha shkollat e Tiranes, per shkak se ne kryeqytet eshte edhe numri me i madh i te prekurve nga gripi zakonshem por edhe ai H1N1. nderkohe qe cdo dite Drejtoria Arsimore informohet per perqindjen e pjesemarrjes ne mesim te nxenesve.
Kontrollet
Dy here ne jave nje mjek ben vizita neper klasa. Nderkohe qe drejtorite e shkollave duhet te raportojne mungesat cdo dite ne Drejtorine Arsimore dhe shtim te detergjenteve ne shkolla. Keto jane disa nga masat qe jane marre ne gjimnazet e Tiranes. Ne shkollen e mesme "Partizani" ne Tirane, mesuesit japin keshillat, japin informacion dhe kur shohin nxenes te semure i largojne per ne shtepi ndersa eshte bere nje vizite paraprake tek mjeku i shkolles. Ne kete gjimnaz vetem brenda nje dite ka pasur mbi 100 mungesa te nxenesve qe kane shfaqur simptoma te ndryshme te ngjashme edhe me gripin e derrit. "Cdo mesues jep informacion nese e ndjejme qe nxenesit jane vertet me probleme sepse jane te dallueshme shenjat e nje gripi. Japim informacion te detajuar cdo dite ne Drejtorine Arsimore ne menyre qe edhe ato te jene ne dijeni te gjendjes neper shkolla. Nga fillimi i javes pati nje numer te madh nxenesish te semure, numer qe ka ardhur duke u ulur. Ditet e fundit numri i mungesave ka shkuar nga 120 ne 90" ka pohuar Luljeta Basha, drejtoreshe e gjimnazit "Partizani". Sipas saj, edhe vete nxenesit tashme jane te ndergjegjesuar dhe mjaft te informuar per viruset qe jane duke qarkulluar. Tashme ne vendin tone po qarkullojne njekohesisht dy viruse, ai pandemik, A/H1N1 dhe gripi sezonal, i cili kete vit sipas specialisteve eshte shfaqur me komplikacione me te medha.
Keshillat
Mjeket e spitaleve por edhe te poliklinikave apelojne me te madhe qe te mos neglizhohet asnje shenje e gripit. Sipas bluzave te bardha cdo shenje e gripit nuk duhet te neglizhohet apo te kurohet pa rekomandimin e mjekut. Specialistet, ne kete periudhe kane konstatuar nje numer te madh te prekurish nga gripi i stines dhe nga virusi A/H1N1. "Qe ne simptomat e para te virozes te cilat jane te ngjashme me ate te gripit te derrit, pacienti duhet te paraqitet prane mjekut te familjes" kane pohuar mjeket infeksioniste te QSUT-se. Nga te dhenat e ISHP-se mbi 11 mije persona rezultojne cdo jave me gripin e stines ndersa numri i te prekurve nga virusi A/H1N1 shtohet cdo dite.
Pavijon, per rastet e gripit
Numri ne rritje i rasteve te gripit sezonal edhe gripit te derrit ka bere qe te hapet nje pavijon i posacem per keta paciente. Nderkohe bluzat e bardha te ndodhura ne keto kushte sqarojne per popullaten shenjat qe shfaqin keto dy viruse dhe rrugen qe duhet ndjekur per kurim. Mjeku infeksionit, Ergys Ramosaco thote se pjesa me e madhe e rasteve jane trajtuar ne shtepi nga mjeku i familjes, ndersa trajtimi me tamiflu eshte aplikuar vetem tek rastet me komplikacione. "Shenja kryesore eshte temperatura e larte 39-40 grade, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dobesi te pergjithshme, mungese oreksi, kolle, teshtima dhe ne raste te rralla edhe te vjella apo heqje barku" theksoi mjeku Ramosaco. Ky grip stinor presupozon nje ecuri semundje 4-5 ditore me shenjat e mesiperme te cilat vijne duke u zbehur ne harkun kohor te 5 diteve"