E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Zgjedhjet në Kosovë të suksesshme

Qeveria e Serbisë u kishte bërë thirrje serbëve të Kosovës të bojkotonin zgjedhjet. Por zyrtarët zgjedhorë të Kosovës thanë se pjesëmarrja e pakicave serbe në Kosovën qendrore ishte më e lartë seç pritej.

Ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell e përshëndeti vendimin e serbëve për të marrë pjesë në votime.
“Ju e kuptuat drejt” tha zoti Dell “se zgjedhjet ju dhanë ju një mundësi unike për të krijuar të ardhmen tuaj dhe atë të komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara duan të vazhdojnë të punojnë me ju për të përmbushur premtimet e bëra në këto zgjedhje.”

Partitë politike dhe politikanët e Kosovës, tha ambasadori Dell, zhvilluan një fushatë frymëzuese dhe pa incidente të bazuar në çështjet e arsimit dhe shërbimet komunale që kanë rëndësi për votuesit e tyre.
“Fituesit” tha ai “kanë detyrimin të qeverisin me transparencë dhe të marrin vendime që avancojnë aspiratat e votuesve për të jetuar në një Kosovë demokratike, multi-etnike dhe të begatë.”

Shtetet e Bashkuara e përshëndesin qeverinë e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve. Ato përfaqësojnë një hap të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e një shoqërie demokratike multi-etnike për të gjithë qytetarët e saj. (voa/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›