Gripi në vend, 300 të prekur nga A/H1N1 e 17 mijë nga gripi stinor
TIRANE- Mbi 300 persona konfirmohen zyrtarisht të prekur me virusin A/H1N1 ndërkohë që raportohen mbi 17 mijë të prekur me virusin e gripit të zakonshem brenda një jave.
Virusi i gripit të derrit duket se ka gjetur terren në Shqipëri dhe po qarkullon lirshëm në të gjithë vendin. Në të njëjtën situatë paraqitet edhe gripi i zakonshëm.
Sipas drejtorit të politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero veç rasteve të prekura dhe të tjereve të pakonfirmuar, janë edhe gjashtë persona në gjëndje të rëndë të cilët janë trajtuar me tamiflu dhe po qëndrojnë në terapi.
“Javën e fundit edhe numri i rrugëve të sipërme të infeksioneve respiratore ka rënë, ka një rënie relative. Ndërkohë rastet e rënda të konfirmuara me gripin pandemik janë 6 dhe janë në gjendje stacionare por të rëndë klinikisht” shpjegon Pëllumb Pipero.
Deri më sot, në Shqipëri nga virusi A/H1N1 ka humbur jetën vetëm një person nga Sukthi, i cili vuante nga një tumor në prostatë.
(e.n/News24/BalkanWeb)