Mungesa e adresave, Lohan: Krijon probleme në komunikim
TIRANE- Institucionet shtetërore e kanë të pamundur të komunikojnë me qytetarët dhe ansjelltas pasi në vend mungon një sistem adresash. Ka qenë vetë Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan i cili gjatë një konference për sistemin e adresave tha se mungesa e adresave krijon probleme në komunikimin e njerëzve.
“Gjithcka që mund të shënohet në adresë mund të jetë një pikë referimi për ta gjetur atë por asnjëherë adresa e saktë. Kjo situatë është e njëjtë si në Tiranë ashtu edhe në rrethe të tjera të vendit. Në Shqipëri është e pamundur të shkosh në destinacion. Këtu ende adresa përshkruhet me ndërtesat e vjetra, si ish ekspozita, stadiumi Dinamo etj. Këtu banka nuk të gjen dot adresën. Letrat nga jashtë nuk të vijnë, lajmërimet nga institucionet shtetërore gjithashtu. I kërkoj strukturave qeveritare ta krijojnë këtë mjedis të lehtë për shqiptarët, dhe jam i sigurtë se qeveria do mbetet e angazhuar për këtë, pasi suksesi i këtij projekti varet pikërisht nga qeveria” theksoi Lohan.
Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha foli për rezultate të prekshme në këtë drejtim.
“Ministria e Brednshme ka siguruar të gjithë pajisjet e nevojshme dhe tekonologjinë e nevojshme duke mundësuar kështu infrastruktrën e domodoshme , proces i cili ka kauar ndërmjet disa etapave sic është evidentimi i gjithë pjesëve të territorit publik dhe emërtimi i tyre, numërtimi i ndërtesave dhe përcaktimi i hyrjeve të tyre, përcaktimi i vendit të vendosjes së tabelave, rijimi i strukturës së bazës së të dhënave dhe plotësimi i saj me të dhënat përkatëse” shpjegoi Basha.
Sipas projektit pritet që në fillim të vitit 2010 të përfundojë sistemi kombëtar i adresave.
(e.n/news24/BalkanWeb)