E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Nuk do të përulemi para asnjë trysnie

SHKUP- Nuk do të përulemi para asnjë trysnie për të hequr dorë nga e drejta e vetëpërcaktimit dhe vetë-identifikimit.Kjo ishte deklarata e presidentit maqedonas Georgi Ivanov, në akademinë solemne të Fakultetit Juridik me rastin e të drejtave të njeriut.
“Kjo është esenca e të drejtave të njeriut dhe forca njerëzore e botës së lirë. Prej këtu, vija jonë e kuqe në bisedimet me Greqinë nuk del prej ndonjë nacionalizimi, inati, demonstrim të forcës ose kërkesave nacionale, por del nga përfitimet fondamentale civilizuese të betejës njerëzore për liri”, shtoi Ivanov.
“Shteti jonë mbetet e kyçur në mënyrë aktive dhe konstruktive në procesin e gjetjes së zgjidhjes së problemit të cilin e ka Greqia me emrin tonë.

Republika e Maqedonisë nuk do të ndërrojë Kushtetutën me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetutës dhe nuk do të pranojë çfarëdo zgjidhje që prish ose shkel identitetin tonë nacional dhe gjuhësor”, përfundoi Ivanov.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›