Thaçi vlerëson vendimet e BE-së për Kosovën
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi sot shumë të rëndësishme miratimin e strategjisë së zgjerimit të rekomanduar nga Komisioni Evropian.
Edhe pse akoma nuk dihet se cila është koha kur Kosova do të bëhet pjesë e liberalizmit të vizave kryeministri i vendit Hashim Thaçi tha se Kosova është bërë pjesë e vendimeve historike për BE-në pas aprovimit të Këshillit të kësaj të fundit të strategjisë për zgjerim.
Kryeministri tha se Kosova tashmë ka filluar të përmbushë standardet për të hyrë në procesin e liberalizmit të vizave dhe kosovarët, sipas tij, do jenë pjesë e barabartë e qytetarëve të Evropës.
“Këto ditë u morën vendime të rëndësishme edhe në Bruksel. Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian që të aprovojë strategjinë e zgjerimit të aprovuar nga Komisioni Evropian është një vendim historik që përfundimisht konfirmon fillimin një epoke të re për Kosovën, në lidhje me procesin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane”, tha Thaçi.
Sipas kryeministrit vendimet e BE-së janë tejet inkurajuese për Kosovën në procesin e integrimit të saj.
“Aprovimi dhe pajtimi me rekomandimet e Komisionit Evropian nga ana e Këshillit Evropian, në lidhje me Kosovën për liberalizmin e vizave, do të rezultojë me liberalizimin e plotë për Kosovën”, tha Thaçi.
Kryeministri tha se Qeveria e vendit mbetet e përkushtuar të zbatojë standardet evropiane për integrim dhe tashmë ka filluar të zbatojë njëanshëm marrëveshjet e BE-së. Procesi i liberalizimit të vizave për tri vende të Ballkanit hynë në fuqi me 19 dhjetor. Kosova Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nuk janë përfshirë në proces.
(m.a/rtk/BalkanWeb)