Rrëmbimi i Griseldës, mediat e huaja publikojnë lajmin

Lajmi i kobshëm për ngjarjen e Kavajës, ndodhur më 1 qershor, është publikuar menjëherë edhe në agjensi ndërkomëbtare lajmesh. “Shqipëri, rrëmbehet dhe detyrohet të lindë. Sekuestrohet i sapolinduri, gruaja lirohet pas disa orësh”. Kanë qenë këto titujt e agjensisë italiane të lajmeve, ANSA dedikuar rrëmbimit të Griselda Roshit, gruas së kryebashkiakut të këtij qyteti. Ansa shkruan se rrëmbyesit kanë sekuestruar foshnjen ndërsa rreth orës 4:00 të mëngjesit të së hënës, gruaja është liruar në afërsi të shtëpisë së saj në Kavajë. Edhe gazeta “corriere dela sera” apo tg com, gjithashtu kanë përmendur ngjarjen duke dhënë edhe detaje për të. Një tjetër agjensi prestigjioze lajmesh, “Zëri i Amerikës”, rrëfen ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin. “Rrëmbehet në Tiranë bashkëshortja e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës_ shkruan VOA në faqen e saj të intereneti. Bashkëshortja e kryetarit të porsazgjedhur të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, është rrëmbyer mbrëmë në një nga zonat e njohura të kryeqytetit nga persona të panjohur vijon artikulli ndërsa theksohet se 28 vjeçarja, Griselda Roshi është marrë forcërisht, nga disa persona të cilët e kanë hipur në një makinë fuoristradë, dhe më pas, sipas informacioneve të mediave shqiptare, i është nënshtruar një lindjeje të parakohshme, për t`u lënë e lirë në orët e para të mëngjesit, e braktisur në anë të rrugës disa dhjetra metra larg banesës së saj në qytetin e Kavajës, pa fëmijën të cilin priste ta sillte në jetë në ditët e ardhshme. Edhe agjensitë kosovare te lajmeve, por jo vetem, kanë përcjelle këtë lajm të rrallë.