KQZ i jep fund numerimit per Tiranen Basha 77 vota para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund numërimit të kutive për Tiranën. Pas rivlerësimit të fletëve për kryetar bashkie të ndodhura në 26 kutitë e tjera të cilat KQZ mori në shqyrtim, diferenca mes Bashës dhe Ramës është ngushtuar me 3 vota.
Pra sipas rezultatit të ri i cili do pasqyrohet në tabelën e Tiranës, kandiati i maxhorancës kryeson tashmë me 77 vota kundrejt Edi Ramës. Vetëm në 24 prej kutive, votat ishin të vlefshme, konkretisht 16 për Ramën, 13 për Bashën dhe 1 per Milloshin.
Kjo ishte pjesa e parë e ankimimit të partive që po shqyrton KQZ. Ndërkohë, të premten Kolegji Zgjedhor do të japë verdiktin për ligjshmërinë ose jo të vendimit Ristani për të rinumëruar fletët e kontestuara.