Skandal ne Seria A urdher arreste per 16 persona

Futbolli italian po përballet me një tjetër skandal, pas atij që tronditi Seria A në vitin 2006 ku gjigandët e Juventusit u dënuan me zbritjen nga kategoria, ndërsa Milani dhe Fiorentina u penalizuan me heqje pikësh.
Tani pas një hetimi disa mujor, prokuroria italiane ka shpërndarë urdhër arresti për 16 persona, mes tyre ish-lojtarë të kombëtares së Italisë si Beppe Signori, ndërsa nën hetim janë dy ish-futbollistë të tjerë të përfaqësueses së kaltër Stefano Betarini dhe Cristiano Doni.
Këta të fundit akuzohen si pjesë e industrisë së basteve në trukimin e ndeshjeve. Në fakt janë 18 ndeshjet e hetura mes tyre sfida Inter-Leçe në Seria A dhe 5 takime të tjera në Seria B. Burime të prokurorisë italiane, bëjnë të ditur se ish-kapiteni i Lacios dhe sulmues i kombëtares Beppe Signori është në arrest shtëpiak, ndërsa lista e të akuzuarve rrezikon të zgjerohet më tej.
Ky hetim mund të shkaktojë një tjetër tërmet në futbollin italian, i cili ende nuk e ka marrë veten nga Calciopoli që prishi imazhin e një prej kampionave më të fortë të Europës si Seria A.
Nertan Prifti