Grisen disa postera të PD në qytetin e Burrelit
BURREL- Disa posterta të Partisë Demokratike janë grisur në Burrel. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, ndërkohë që në mesditë një tjetër incident është shënuar gjatë mitingut elektoral të kryeministrit Berisha, ku një 53-vjecar ka qëlluar me dhe në drejtim të makinës së tij.
Lajmi për grisjen e posterave është bërë me dije nga nënkryetari i Partisë Demokratike në Mat, Hajdar Kurti.
Mësohet gjithashtu se pas këtij akti pjesëtarë të shtabit elektoral të PD-së kanë dalë në ruajtje të posterave të tjerë të vendosur në qytet.
Edhe pse nuk dihet ende identiteti i personave që kanë grisur posterat, policia e Burrelit ka nisur punën për identifikimin e tyre.
(m.a/BalkanWeb)