E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët lezhianë akuza kryebashkiakut Tusha, nënkryetari i Bashkisë: Të pabaza

LEZHE - Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Arjan Barbullushi i cilëson si të pabaza akuzat e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak, në drejtim të kryebashkiakut Tushaj, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në këmbim të votës në 23 qershor.

Sipas Barbullushit, kreu i Bashkisë së Lezhës ka vepruar në përputhje me ligjin, duke mos lejuar që ndërtimet të merrnin peng qytetin. “Do jemi në mbështetje të interesave të qytetarëve .”- u shpreh ai.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës akuzon kreu e këshillit, Agustin Marku, se po trillon për qëllime politike.

Kreu i Këshillit Bashkiak të Lezhës, Agustin Marku njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste të rrethit Lezhë, ka denoncuar sot kryebashkiakun Tushaj për dhënien e lejeve të ndërtimit, duke thënë se ky qytet nuk ka të miratuar Planin e Përgjithshëm Rregullues dhe po lejohen ndërtime që po zaptojnë hapësirat publike.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Leje ndërtimi në këmbim të votës? Këshilltarët lezhianë akuza kryebashkiakut Tusha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›