Tentojne te grabisin me arme argjendarine plagosin pronarin
VLORE- Dy persona me maska dhe te armatosur kane tentuar garbitjen e nje argjendarie ne sheshin Flamuri ne Vlore ndersa kane plagosur pronarin e argjendarise. Ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes dhe sipas informacioneve te para pronari i argjendarise ka refuzuar tu jape atyre ate cfare ata kane kerkuar duke bere qe ata te qellonin me arme mbi te. Mesohet se pronari ka marre disa plage por eshte jashte rrezikut per jeten. Pas ketij episodi dy grabitesit jane larguar nga vendngjarja. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.