E Diel, 1 Nëntor 2026

Grosistët:Berisha të garantojë konkurencen e lirë

Ka reaguar Shoqata e Hidrokarbureve në lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha për heqjen nga qarkullimi të naftës dizel të importit. Ata i kërkuan Berishës të garantojë konkurrencën e lirë mes prodhuesve të brendshëm dhe importuesve 

TIRANE- Shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Berisha për heqjen nga qarkullimi të naftës dizel të importit. Kompanitë importuese janë shprehur kundër politizimin të kësaj çështje. Grosistët i kanë kërkuar kryeministrit Berisha që të garantojë konkurrencën e lirë mes prodhuesve të brendshëm dhe importuesve, kusht ky edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas kompanive importuese, vetëm konkurrenca e lirë do të sigurojë një çmim të ulët të naftës dhe cilësi e mirë e saj. Shoqata e Hidrokarbureve thekson një njoftimin për shtyp se një ligj i mirë me karakter të përgjithshëm dhe jo i personalizuar, për të rregulluar këtë treg, bëhet vetëm nëse harmonizohen interesat e të gjitha palëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›