Studentët peticion presidentit:Dekreto ligjin e dosjeve
TIRANE- Studentët e Tiranës i kanë kërkuar presidentit Topi të dekretojë ligjin e dosjeve. Nëpërmjet një peticioni të firmosur në një kohë rekord, nga më tepër se 6 mijë studentë nga të gjitha universitetet e vendit, ata i janë drejtuar presidentit Topi duke i kërkuar dekretimin e ligjit të spiunëve.
Kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor, Qamil Dika është shprehur se ky ligj duhet dekretuar sepse i bën mirë brezave që vijnë.
Studentët kanë kërkuar aprovimin e këtij ligji nga ana e presidentit, me motivin se do tu shërbejë e do jetë në interes të të gjithë atyre që duan demokracinë. Në rast se ky peticion nuk do të merret në konsideratë, studentët janë shprehur se do të organizohen në mënyra të tjera.
Ndërkohë, afati i presidentit pë të dekretuar ligjin ka përfunduar sot në orën 16:00, por sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ky ligj vjen automatikisht në fuqi.
(e.n/atsh/ Balkanweb )