Lippi:Totti në nacionale? Këtë e vendos unë
ITALI- “Gadishmëria e Totit për të luajtur me skuadrën nacionale tregon seriozitet, por kjo është një ceshtje për të cilën vendos unë”- kështu ëhstë shprehur trajneri Marcello Lippi.
Ndër të tjera, trajneri i të kaltërve tha se kapiteni i Romës e mori vendimin e tij, ndërsa tani është ai që vendos për faktin nëse do ta rikthejë apo jo në nacionalen italiane.
I pyetur për mundësinë e shtimit të nacionales me lojtarëve të rinj, Lippi theksoi se skuadra ka shumë lojtarë të mirë, dhe nuk është e nevojshme të kërkohen lojtarë me dopiopasaportë.
Sipas gazetarëve italianë kjo frazë i referohej futjes në skuadër , të sulmuesit brazilian të skuadrës së Juventusit, Amauri.
(e.n/ansa/ Balkanweb )