Kamëz, zjarr në një apartament, vetëm dëme materiale
Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në periferi të Tiranës, Kamëz. Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 3 zjarrfikëse. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi.
TIRANE- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në katin e pestë të një pallati në Kamëz. Ku si pasojë e këtij zjarri u shkaktuan shumë dëme materiale pasi u dogjën guzhina dhe një dhomë e këtij apartamenti, por fatmiresiht nuk pati të lënduar në njerëz. Zjarrfikësit të cilët u vunë në dijeni për zjarrin nga banorët e pallatit mbërritën menjëherë në vendgjarje dhe evakuan të gjithë banorët e kateve të sipërme të pallatit për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve. Në vendgjarje shkuan tre makina zjarrfikëse të cilët brenda një ore vunë situatën nën kontroll dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy pjesëtarë të familjes të cilët shpëtuan fatmirësisht pa asnjë lëndim. Zjarrfikësit ende nuk kanë përcaktuar shkakune e zjarrit, por dyshohet nga një bombol gazi. (a.r/news24/balkanweb)