E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk do t'i njohim asnjëherë zgjedhjet

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është shprehur pas takimit me Zv. Presidentin e OSBE-së Wolfgang Grossruck se PS-ja nuk do i njohë asnjëherë zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij nga ana e PS-së janë përcjellë të gjitha kontestimet lidhur me zgjedhjet duke shtuar se do të bëhen përpjeke për zgjedhje të parakohshme. Rama gjithashtu duke iu referuar deklaratës së Zv. presidentit të OSBE-së Wolfgang Grossruck se zgjedhjet janë më të mira e bëra ndonjëherë e ka cilësuar deklaratën e tij si personale. Kreu i PS-së Rama nuk ka dashur të bëjë komente rreth garës për këtë post të deputetit Arben Malaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›