Ground Zero drejt rimekembjes Vendin e kullave binjake e kane zene pishinat
Nju Jork 2013.
Kjo është pamja e Ground Zero nga lartësia e deritanishme e "World Trade Center"
Duken qarte dy pishinat me shatërvan të ndërtuara ekzaktësisht aty ku ngriheshin deri më11 shtator 2001, kullat binjake, nga kati i 76 i ndërtesës në ndërtim.
Memoriali është vendosur në gjurmët origjinale të kullave binjake, ku midis ambjenteve është krijuar dhe një mjedis me pemë dhe një shesh publik, ku gjenden edhe dy pishinat, secila prej tyre me shatrivanë. Përgjatë tyre gjendet muzeu për ekspozitat dhe artefaktet, për t’i bërë të ditur vizitorëve mbi ngjarjet e 11 shtatorit, ku mbi 3000 njerëz humbën jetët e tyre.
Ne vendin ku para 11 shtatorit ngriheshin kullat binjake të kompleksit “Word Trade Center” aktualisht po zhvillohen punimet për ndërtimin e një qendre të re tregtare. Me projektin e ri është menduar që të ndërtohet një kullë në vend të dy të tillave dhe disa të tjera përreth. Kjo gradacelë që do të konsiderohet si zemra e re e Nju Jorkut do të ketë një lartësi prej 541 metër. Përreth ndërteses së re do të ndertohen edhe 3 të reja.
Memorial museum edhe këtë vit do të përkujtojë viktimat e ngjarjes tragjike të 11 shtatorit, ngjarje që ndryshoi historine amerikane, por dhe të mbarë botës.
12 vjet më parë në 11 shtator të vitit 2001,Nju Jorku do të tronditej nga sulmet e fuqishme në zemër të tij. Sulmet terroriste morën autorësinë e organizatës terroriste al-kaeda. Kullat do të sulmoheshin mëngjesin e 11 shtatorit, nga një avion që u përplas në ndërtesë, duke shkaktuar vdekjen e mijëra personave. Ndërsa një tjetër avion do të përplasej në Pentagon dhe një në fushën Shanksville në Pensilvani.
Pas ngjarjeve tragjike SHBA do të intensifikonte luftën ndaj terrorizmit, ndërsa vetëm 10 vjet më pas do të vritej kreu i organizatës terroriste së Al-Kaedes Osama Bin Laden në 2 maj të 2011 gjatë një operacioni të forcave amerikane në Pakistan.
Gjithesesi SHBA nuk do të jenë si 12 vjet më parë, 11 shtatori ka lënë gjurmë të thella në historinë e kombit më të fuqishëm të botës.