SHBA ceremoni perkujtimore per te vraret e 11 shtatorit
Me shume se 1000 njerez u mblodhen paraditen e se merkures ne SHBA, ne memorialin Plaza ne Manhattan ne nderim te kujtimit te 3000 mij te vrareve, ne sulmin terrorist te 11 shtatorit kunder kullave binjake.
Te marten kur behen plot 12 vjet nga kjo ngjarje e tmerrshme, te aferm, popull e politikane u mblodhen ne afersi te memorialit te viktimave duke i lexuar ne shenje simbolike e perkujtimi emrat e personave qe mbeten te vrare ne sulmet qe ndodhen ne qendren boterore te tregtise.
Nje kor i te rinjeve ben hapjen solemne te ketij pervjetori ,ceremoni e cila u mbajt ne ambientet e dy pishinave ku reflektohej imazhi i dy kullave binjake.
Ne perputhshmeri me axhendat e ketyre ceremonive perkujtimore,qe tashme jane kthyer ne tradite,edhe kete vit nuk u parashikua asnje fjalim zyrtaresh publik ,pavaresisht se pjesa e konsiderueshme e tyre ishin te pranishem.
Obama organizoi ceremonine se pervitshme te zhvilluar ne lendinen e shtepise se bardhe ku Presidenti amerikan, Barack Obama ka kujtuar me një minutë heshtje sulmet e 11 Shtatorit 2001 të Kullave Binjake ku ai u pa i shoqëruar nga Zonja e Parë Michelle Obama dhe zv/presidenti dhe bashkëshortja e tij, Joe dhe Jill Biden.
Pervec ceremonialit ne shtepine e bardhe presidenti amerikan mori pjese dhe
ne nje tjeter event perkujtimor te zhvilluar ne Pentagon ku Obama i apeloi amerikanet qe te luteshin per ata qe humben jeten ne kete tragjedi:
Le te gjejme forcen e tju bejme balle presioneve e kercenime.Edhepse sot situata mund te jete me ndryshe nga 12 vjet me pare,ne do te qendrojme gjithmone vigjilent dhe do ta mbrojme kombin tone-tha ai.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë theksoi se ekipi i sigurisë kombëtare i Obamës është duke ndërmarrë hapa që të evitojë sulme terroriste që kanë të bëjnë me përvjetorin e së mërkurës.