E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grua me eksploziv. Londer arrestohet 40-vjecarja

Ne Londer arrestohet nje grua me sasi të vogla eksplozivi. Ajo u ndalua në afërsi të stadiumit olimpik ku do të mbahen vitin që vjen lojrat olimpike, ndërsa Scotland Yard bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për një rast terrorizmi. 40-vjecarja me profesion roje e sigurimit po merret në pyetje nga autoritetet.

Ndërsa në Zvicër një pako bombë shpërtheu në selinë e Shoqatës së Industrisë Bërthamore në qytetin e Oltenit. Në incident mbetën të plagosur dy punonjës. Policia ka rrethaur zonën e ka filluar hetimet për të zbardhur incidentin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›