E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancite per voten Ngjela PS te mos toleroje

Spartak Ngjela i kerkon Edi Rames te mos terhiqet nga kushti per transparencen e procesit elektoral dhe garancite juridike te votes. Nese keto nuk realizohen thote Ngjela, protestat mbeten rruga e vetme e opozites.

“Nuk ka zgjedhje të lira dhe të drejta në qoftë se nuk ka garanci juridike. Kontrolli i kartës, kontrolli i listave dhe kontrolli paszgjedhor i kutive të materialeve të votimit dhe të fletëve të votimit është domosdoshmëri e garantizmit. Në qoftë se nuk do të jepet garantizëm njerezve i lind e drejta të dalin në rrugë. Ju njoftoj dhe i kërkoj PS të jetë e vëmendshme dhe persistente që në rast se nuk do jepen këto tre pika garantizmi të cilat hedhin poshtë demokracinë dita e zgjedhjeve të jetë dita e madhe e revoltës dhe e protestës për rikthimin e demokracisë reale në Shqipëri” tha Ngjela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›