Rikthehet Traviata Gurakuqi Nje opera e re

Opera e Xhuzepe Verdit, “Traviata”, do të ringjitet në skenën e operas shqiptare më datë 2 prill. Regjisori Nikolin Gurakuqi do të sjellë historinë tragjike të Violetës, të rinovuar pothuajse në 80 për qind të shfaqjes. Ndryshe nga Traviata e vitit 2006, loja e solistëve kryesor ka ndyshuar në pjesën më të madhe të mizanskenave.
"Që në notat e para orkestrale ne ndjejmë një Violetë të sëmurë pranë vdekjes dhe pak kohë jetë i ka ngelur. Kjo me thënë të drejtën më ka frymëzuar që nga preludi të cilin e kam ndryshuar komplet, e kam parë icik ndryshe dhe gjatë zhvillimit nga njëri akt në tjetrin të këtij personazhi, sigurisht Violeta gjithnjë është në presionin që vdekja po e pret. Pikërisht këtë kam kapur", tha regjisori Nikolin Gurakuqi.
Krahas “Traviatës” dhe “Turandot-it”, gjatë vitit 2011-të teatri i Operas do të realizojë për publikun disa shfaqje repertori. "Jam i gëzuar që sivjet teatri po bën repertor dhe në shfaqjet e veta të mira i promovon, i ruan është një traditë që di të ruajë produktet e veta të mira dhe herë pas here tia transmetojë publikut dhe të rinovuar", tha Gurakuqi.
Pjesa më madhe e artistëve lirik të kësaj vepre do të jenë shqiptar si Eva Golemi, Ramona Tullumani, Sofika e Lindita Kola. Ndërsa në rolin e Alfredos do të interpretojë tenori italian Fabio Andreoti.
Aurela Papadhima