Gruaja dhe pavarësia
Në kërkimin e personaliteteve të mëdha të grave Shqiptare dhe të kontributit të tyre në pavarësinë e Shqipërisë quhet konferenca që i kushtohet jetës e veprës së intelektuales me origjinë shqiptare Dora dIstria (Elena Gjika). Zhvillohet nesër, ora 11:00, në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. Prezantohet dhe dokumentari mbi veprën dhe jetën e dIstrias.
Ajo jetoi në Firence në vitet 1860-1888, aty u përfshi dhe nëpër ambientet e intelektuale dhe politike të kohës. Elena Gjika ka punuar për të zhvilluar teorinë e barazisë civile duke kërkuar forcimin e garancive sociale për gratë.
Në konferencë flasin Prof. Antonio Dallessandri, autor i librit Mendimi dhe puna e Dora dIstrias midis Evropës Orientale dhe Italisë, dhe Prof. Francesco Altimari, i cili mban një kumtesë mbi lidhjet e Elena Gjikës me arbëreshët e Italisë. Aktiviteti mundësohet nga Fondacioni Dora dIstria, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.