Berisha nis vizitë zyrtare në Maqedoni
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nis sot vizitën e tij zyrtare në Maqedoni. Vizita kruhet me ftesë të kryeministrit Nikolas Gruevski. Gjatë qëndrimit në Shkup, Berisha do të zhvillojë një takim me Gruevskin dhe, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjithashtu Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, si dhe do të zhvillojë takime me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe me Kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.
Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë, ku dot takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Berissha do të vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore, ku nga ky i fundit do të marrë Çmimin Ndërkombëtar Për Lidership.