E Diel, 1 Nëntor 2026

PD:Rama po klonon delegatët në funksion të karriges së tij

Selia blu ka reaguar pak çaste më parë lidhur me Kongresin e Partisë Socialiste dhe publikimin e rezultateve për delegatët.

Përmes një deklarate për mediat Partia Demokratike shprehet se, kanë kaluar 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të Partisë Socialiste, dhe akoma rezultati nuk është bërë i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës.

“Asnjëherë më parë, në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur që numërimi i votave të 1500 delegatëve të vijojë për 72 orë rresht siç po ndodh në kongresin e Edi Ramës. Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi”-vazhdon reagimi i demokratëve.

Duke iu referuar kryesocialistit Rama, PD shprehet se, njeriu që kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të klonuar të Kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karriges së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›