E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e Romneyt, frikë dhe panik në aeroplan

Shumë frikë por asnjë dëm për aspiranten për Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Ann Romeny, aeroplani i së cilës është detyruar që të bëjë një ulje emergjente në Kolorado.

Aeroplani, i cili fluturonte me në bord personelin dhe gruan e kandidatit republikan, Mitt Romney, rivali i presidentit Barack Obama për Shtëpinë e Bardhë, ka pasur një avari. Bëhej fjalë për depërtim të tymit në kabinë.

Megjithatë, në fund aeroplani aterroi pa probleme dhe të gjithë anëtarët që ishin në bord dolën të padëmtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›