Shembulli i Barcelonës

Nën drejtimin e ish trajnerit Pep Guardiola, gjiganti katalan bëri revolucion në futboll duke aplikuar stilin e lojës ‘tiki-taka’. Taktika e posedimit dhe pasimeve solli sukses të jashtëzakonshëm në Nou Camp dhe Barcelona fitoi 14 tituj nën drejtimin katërvjeçar të Guardiolës.
Në intervistën e tij për FIFA.com, Menezes besoi se skuadra katalane e bëri atë që më parë ishte konsideruar e pamundur nga të tjerët. “Ata bënë gjëra që ju detyruan të thoni: ‘Ata s’mund ta kenë bërë atë, është faktikisht e pamundur’. Dhe, pavarësisht kësaj, skuadra arriti një nivel të lartë të supremacisë. Këtë mund ta bënte vetëm ai ekip, me ata futbollistë të caktuar”, tha Menezes.
Si i tillë, braziliani theksoi se gjurmët që la Barcelona do të jenë të pashlyeshme. “Në futboll, ekipet fituese gjithmonë lejnë gjurmë dhe kanë ndikim në periudhë të caktuar. Por, shembulli i Barcelonës do të jetë ai që duhet përcjell, ata kanë ndryshuar gjithçka”, u shpreh ai.