E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rezultati me 10 vota, do te vinte ne pozite te veshtire cdo administrate zgjedhjesh"

Kreu i misionit te vezhguesve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet lokale te 8 majit, Jonathan Stonestreet ka deklaruar dje se nje "rezultati i ngushte me nje diference prej 10 votash do te vinte ne pozite cdo administrate zgjedhore, ne cdo vend te botes". Deklarata e kreut te misionit te vezhguesve u be gjate diskutimit ne Komisionin per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope (Komisioni Amerikan i Helsinkit) ne Senatin e SHBA-se, per situaten paszgjedhore ne Shqiperi. Me ane te nje lidhjeje telefonike nga Parisi, kreu i misionit te vezhguesve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet e tete majit, Jonathan Stonestreet ka informuar anetaret e komisionit mbi vezhgimin e kryer ne Shqiperi, gjate procesit zgjedhor. Ai u shpreh se ne raportin paraprak eshte dhene nje pasqyrim i situates deri ne momentin e zhvillimit te procesit. Ne lidhje me numerimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar, Stonestreet ka theksuar se "nuk mund te shprehej ne kete moment per baze ligjore, pasi procesi eshte ne shqyrtim nga Kolegji Zgjedhor". Pjesemarresit ne takim kane theksuar se zgjedhjet lokale ne Shqiperi u zhvilluan ne nje periudhe polarizimi te skajshem politik. Stonestreet u shpreh ne fjalen e tij se qe ne fillim te procesit pati vonesa nga subjektet politike ne paraqitjen e komisionereve qe do te administronin procesin. Kreu i vezhguesve te 8 majit shtoi se gjate fushates u hodhen akuza ndaj integritetit te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe e gjitha kjo situate nuk krijoi besimin e duhur tek ky institucion. Ndersa drejtori i Institutit Demokratik per Ceshtjet Nderkombetare, Robert Benjamin tha gjate fjales se tij se ne situaten e krijuar kerkohet nga palet qe te heqin dore nga deklaratat triumfaliste. Ai ka theksuar se asnje pale zgjedhje ne bote nuk jane prefekt, por ato duhet te zhvillohen ne menyre te tille qe qytetaret te kene besim tek procesi. Ndersa, Januz Bugajski perfaqesues i Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare sugjeroi se duhet te eliminohet polarizimi politik dhe klientelizmi politik ne Shqiperi. Bugajski u shpreh se ne Shqiperi, te humbesh nje post eshte financiarisht i dhimbshem per nje grup te caktuar politik dhe sipas tij, kjo e bene te kuptueshme faktin se pse situata eshte kaq e tensionuar. Bugajski ka sugjeruar qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te luajne nje rol me direkt ne Shqiperi porsa i perket zgjedhjeve.

Takimi informues per Shqiperine

Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope (Komisioni Amerikan i Helsinkit) ne Senatin e SHBA-se diskutoi dje per situaten e krijuar ne vend pas zgjedhjeve lokale te tete majit. Seanca e zhvilluar pergjate dy oreve ka pasur si qellim informimin mbi ate qe po ndodh ne vend dhe rendesine qe ka per Shqiperine procesi paszgjedhor dhe arritja e standardeve. Ne takim merrnin pjese eksperte qe merren me ceshtjen e Shqiperise, si , drejtori i Institutit Demokratik per Ceshtjet Nderkombetare, Robert Benjamin dhe studiuesi i ceshtjeve te rajonit nga Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare, Janusz Bugajski. Me ane te nje lidhjeje telefonike, ne seance ka marre pjese dhe kreu i misionit te vezhguesve te OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›