E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbimi i Griselda Roshit, lirohen të shoqëruarit

Policia e Tiranës mori në pyetje mbrëmjen e djeshme disa dhjetra persona në lidhje me rrëmbimin e pretenduar të bashkëshortes së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Kavajë.
Burime jo zyrtare, thanë për "Ora News", se mes të shoqëruarve ishin edhe mjekë, infermierë dhe dy taksistë, që dyshohen të përfshirë në ngjarje por pas disa orësh marrje në pyetje ata janë lënë të lirë.
Ata janë marrë në pyetje në ambientet e drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, dhe kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen.
Në momentin e marrjes në pyetje, ishin të pranishëm dhe prokurorët që po merren me dosjen hetimore.
Griselda Roshi denoncoi ditën e djeshme se ishte rrëmbyer nga persona të armatosur të cilët i kishin hequr fëmijën që do të sillte në jetë pak ditë më vonë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në familjen Roshi në Kavajë ishte edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›